Një patrullë e policisë ka hasur në telashe të mëdha, kur një burrë i dyshuar për vrasje që vuan nga skizofrenia, filloi të gjuaj me pushkë automatike në drejtim të tyre.
Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformën e policisë, tregon momentin kur njëri nga policët i vihet pas një burri i cili mbante në dorë pushkë automatike, transmeton Telegrafi.
Dhe pasi që ai fillon të gjuaj në drejtim të policisë, me të njëjtën monedhë ia kthejnë edhe ata, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në New Port Riche në Florida.
Kur polici Nick Carmack nxori revolen dhe kolegu i tij Michael Sudler mbante në dorë pushkën automatike. I dyshuari Brian DiSario filloi të shtie në drejtim të tyre.
Dhe pas disa sekondave shkëmbim zjarri, DiSario ka mbetur i vdekur në vend, por nuk dihet nëse është qëlluar nga policia apo ka kryer vetëvrasje. /Telegrafi/