Një djalosh 12-vjeç ka arritur të parandaloj një plaçkitje të armatosur, duke ia larguar nga dora revolen një burri të cilën më pas e përzë nga argjendaria.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur një burrë që kishte mbuluar fytyrën me shami futet me revole në dorë në një argjendari, duke shpresuar se do të largohet me çantën plotë ari, por ndodhi e kundërta pasi në ato momente një djalosh që po qëndronte brenda lokalit reagon duke ia larguar revolen nga dora, transmeton Telegrafi.
Në atë moment futet në “lojë” një burrë tjetër i cili arrin ta nxjerr jashtë lokalit burrin e armatosur, i cili fillon të vrapojë që të mos bie në duart e policisë.
Djaloshi i identifikuar nga mediat turke si E K, ka fituar epitetin e heroit në Turqi, pasi arriti të parandalojë një plaçkitje të armatosur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=S_CewIQ9LIs