Baseli po udhëheq me rezultat minimal 1-0 ndaj Servettes në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran.
Protagonist kryesor për gjigantin zviceran ishte sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri i cili ishte autor i golit të shënuar në minutën e 40-të.
Për 33-vjeçarin ky ishte vetëm goli i tretë i realizuar këtë edicion me Baselin në kampionatin zviceran, teksa ka edhe shtatë asistime.
Shaqiri still doing Shaqiri things in Basel. 🔥
📽 Blue Sport (IG) pic.twitter.com/MgRpS8TQ3m
— Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) November 24, 2024
Shaqiri ka dëshmuar një nivel të lartë të lojës që prej se u rikthye tek Baseli dhe duket se kjo lëvizje i ka bërë shumë mirë atij në nivelin personal.
Teksa janë edhe 45 minuta për t’u zhvilluar në këtë përballje, nuk përjashtohet mundësia që Shaqiri të shënojë edhe ndonjë gol tjetër.
Momentalisht me këtë rezultat Baseli udhëheq tabelën si lider në Zvicër me 28 pikë të grumbulluara./Telegrafi/