Organi gjenital mashkullor është në ereksion kur mashkulli është i eksituar, penisi rritet dhe fryhet nga grafullimi i gjakut, në mënyrë që penetrimi të bëhet i mundshëm. Veç kësaj, këtu ndodh edhe tajitja e sekrecionit para ejakulimit, mirëpo këtë tashmë të gjithë e dinë.
E po, a e keni ditur se ngjashëm ndodh edhe me vagjinën? Shumica e njerëzve këtë nuk e di, sepse nuk është e dallueshme si kur është fjala për penisin.
A e keni ditur?
* Sapo të nisin lojërat epshore, vagjina pothuajse menjëherë fillon të tajitë sekrecion. Varësisht nga personi dhe situata, trupi fillon të tajitë lubrifikues brenda 10 deri 30 sekondave pas fillimit të “lojës”. Kjo gjë ndodh pasi që të eksitohet femra, siç do të thoshin disa – të bëhet “e lagësht”. Sasia e tajitjes së sekrecionit varet nga disa faktorë: nga vetë personi, nga eksitimi, cikli, marrja e barnave…
* Kur femra të jetë e eksituar, vagjina bëhet e thellë dhe rritet. Vrima vagjinale fryhet në mënyrë që më mirë të nxisë ejakulimin e mashkullit. Imagjinoni si duket penisi “i lëshuar” dhe sa rritet kur është në ereksion. Po aq rritet edhe vagjina kur femra është e eksituar.
* Muskujt e Kegelit, muskujt e komblikut, mund të forcohen duke ushtruar në mënyrë që vrima vagjinale të bëhet më e shtrënguar. Në këtë mënyrë njëkohësisht pengohet inkontinenca. Muskujt e Kegelit ndodhen në pjesën e poshtme të komblikut, mundësojnë ndaljen e urinimit, ndërkaq me rastin e orgazmës automatikisht shtrëngohen (kontraktimi i muskujve). Mund t’i shtrëngoni me dëshirë, në mënyrë që ta eksitoni edhe më shumë partnerin me rastin e penetrimit, gjatë bërjes së seksit, ndërkaq mund të ushtroni në çfarëdo kohe, kur jeni ulur në karrige në zyrë apo kur jeni duke pritur autobusin.
* Kur është e eksituar femra, grafullon edhe indi ereksional përreth ureterit në mënyrë që urinimi gjatë aktit seksual të pengohet, ndërkaq në këtë mënyrë pengohet hyrja e baktereve. Ky ind është shumë i ndjeshëm dhe është i lidhur me klitorisin. Indi ereksional gjatë eksitimit bëhet më i ndjeshëm dhe më i fortë, gjë që shton kënaqësinë gjatë seksit vagjinal dhe anal.
* Gjatë eksitimit klitorisi dhe rajonet e afërta fryhen pothuajse dyfish për shkak të qarkullimit të gjakut. Edhe pse mund të jetë kliktorisi më i madh, nuk do të thotë edhe eksitim më i madh, por më lehtë është të stimulohet.
* Gjëndrat e Skenit, të cilat gjenden përreth ureterës, marrin rolin e prodhimit të ejakulateve femërore. Po, edhe femra mund të ejakulojë, ndërkaq kjo quhet “squirtim”.
Mirëpo, pak femrave kjo gjë u ndodh. Te disa femra gjëndrat e Skenit janë të vogla, andaj kanë edhe prodhim të vogël, ndërkaq te disa nuk ka fare. /Telegrafi/