Telegrafi

Si ndryshon gjithçka në futboll brenda tre minutash, VAR vendimtar: Shënoi gol dhe iu anulua, pastaj shkaktoi penallti

Gjermania dhe Danimarka kanë mbyllur pjesën e parë pa gola, por me një ndërprerje prej 20 minutash shkaku i motit të keq, ndërsa pjesa e dytë nisi furishëm.

Zhvillohej minuta e 48-të, ku Joachim Andersen i Danimarkës arriti të shënojë pas një tollovie në zonë për 1-0.

Por pasi rasti u rishikua në VAR për tre minuta, goli u anulua pas një pozite jashtë loje të mbrojtësit gjatë aksionit.

 

Në minutën e 51-të,  pas një harkimi në zonë, Andersen preku topin me dorë, por aksioni vazhdoi.

Gjyqtari Mark Oliver, u ftua nga VAR pasi me anë të teknologjisë në top u dëgjua prekja me dorë e danezit e ku gjyqtari vendosi për penallti.

 

Kai Havertz ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.

Një ndeshje e bukur ku gjithçka po ndryshon brenda pak sekondash. /Telegrafi/