Është shumë e vështirë të thuash që një fëmijë është me autizëm, sepse ka dhe fëmijë të tjerë normal që gëzojnë të njëjtat sjellje
Shumica e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit nuk marrin diagnozë deri në moshën 4 vjeçare, por dhe më vonë.
Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA thotë që është e mundur që të merrni një diagnozë të besueshme të autizmit që në moshën 2 vjeçare.
Nëse do të hasni tek fëmija juaj simptomat e mëposhtme apo shqetësime në zhvillimin e fëmijës, duhet të bisedoni menjëherë me mjekun.
Shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajsh
▪ Nuk tregon interes për fytyrat e reja
▪ Nuk arrin të krijojë kontakte me sy dhe as të buzëqeshe
▪ Nuk reagon kundrejt tingujve
▪ Nuk i përgjigjet emrit të tij dhe nuk befasohet nga zhurmat e mëdha
▪ Nuk i pëlqen ta ngacmojnë apo ta bëjnë për të qeshur
▪ Nuk tregon interes për lojërat tipike të foshnjave
▪ Nuk përdor asnjë lloj gjesti për të komunikuar
Shenjat e autizmit tek fëmijët 12-24 muajsh
▪ Nuk përdor gjeste për të mohuar apo për të pohuar
▪ Nuk tregon interes për objektet që e rrethojnë
▪ Nuk shqipton asnjë fjalë
▪ Humbet aftësitë shoqërore
▪ Nuk mbahet plotësisht mbi këmbët e tij, por duke u mbajtur tek objektet rreth e rrotull
Shenjat e autizmit tek fëmijët 2 vjeç e sipër
▪ Kanë vonesë të gjuhës. Disa prej tyre arrijnë të formojnë fjali por jo të bashkohen në një bisedë
▪ Vazhdon të mos reagojë kur të tjerët e thërrasin në emër dhe refuzon të qeshë
▪ Përqendrohet ngushtë tek objektet e vogla, si për shembull rrotat e një makine
▪ Refuzon të luajë me të tjerët dhe preferon të qëndrojë vetëm
▪ Ka vështirësi të madhe për t’u përshtatur me ndryshimet
▪ Lidhet fortë me rutinën e përditshme
▪ Refuzon të hajë
▪ Luan në mënyrë të pazakontë me objektet e ndryshme. Bën veprime të çuditshme si shtypja papushim e një butoni apo rrotullimi i një rrote makine
▪ Godet shpesh trupin e saj dhe acarohet kur përpiqeni ta qetësoni
▪ Mund të reagojë kundër disa lloje dhimbjesh dhe të mos reagojë ndaj të tjerave. Për shembull, ajo mund të mbulojë veshët e saj për të bllokuar zhurmën, por nuk reagon kur digjet apo vritet
▪ Mund të jetë i frikësuar kur është e panevojshme ose i patrembur kur ka arsye për t’u frikësuar. Për shembull, ai mund të ketë frikë nga një objekt i padëmshëm, si një tullumbace, por jo i frikësuar nga lartësitë
▪ Ka probleme me gjumin dhe zgjohen shpesh gjatë natës /Telegrafi/
Burimi: Kids’ Time