Uthulla e mollës është një pije magjike për të cilën shumë yje botërore thonë se u ka ndihmuar të humbin peshë shpejt.
Kjo pije ofron shumë përfitime shëndetësore, siç është zvogëlimi i sheqerit në gjak dhe ngadalësimi i tretjes së ushqimit. Por, sa efektiv është në humbjen e peshës?
Kur konsumohet çdo ditë, uthulla e mollës mund ta largojë dhjamin shpejt dhe ta zvogëlojë përqindjen e yndyrës trupore, transmeton Telegrafi.
Ekspertët shpjegojnë se përbërësi kryesor në uthull të mollës është acidi acetik, i cili zbërthehet në acetat dhe hidrogjen në trup.
Studimet e shumta kanë treguar përfitimet që acetati i ka në sistemin tretës dhe në humbjen e peshës.
Ndër tjerash, studimet tregojnë se acetati i zvogëlon nivelet e insulinës, i zvogëlon nivelet e yndyrës, e djegë dhjamin më shpejt dhe e zvogëlon apetitin.
Sidoqoftë, ekspertët rekomandojnë të mos e konsumoni më shumë se një lugë gjelle uthull molle menjëherë sepse mund të keni marramendje. /Telegrafi/