Ne jemi krijesa që ndikohemi nga ngjarjet që ndodhin rreth nesh që nga momenti i parë kur zemra fillon të rrahë në barkun e nënës.
Ndërkohë që rritemi në atë fole të sigurt nuk e dimë ende se ç’kuptim kanë zërat rreth nesh, por e ndjejmë se cilat gjëra nuk shkojnë.
Regjistrojmë në vetëdijen tonë çdo ndjenjë, zë dhe fjalë, dhe në momentin kur mësojmë gjuhën tonë fillojmë të shprehim gjërat e mbajtura të fshehura në kujtesë.
Në shoqërinë tonë, ku nuk janë të përvetësuara ende metodat kontraceptive, numri i shtatzënive të padëshiruara është i madh.
Në momentin kur prindërit e rinj përballen me këtë surprizë, fëmija mund të ketë mbushur 1-2 muaj.
Çdo ndjenjë e përjetuar në ato çaste si habi, kritikat ndaj njëri-tjetrit etj. ndihen nga ana e fëmijës.
Shtatzënia nuk ndërpritet, dhe nëse nëna mbetet e mërzitur deri në fund të shtatzënisë të gjitha ndjenjat e saj regjistrohen në vetëdijen e fëmijës.
Nëse nëna dhe babai e ndryshojnë qëndrimin e tyre pasi fëmija të lindë, atëherë regjistrimet e deriatëhershme mund të fshihen.
Nëse e ushqejnë fëmijën me dashuri dhe përkujdesje, atëherë arrijnë të krijojnë një kundërhelm që pastron efektin negativ të periudhës së shtatzënisë.
Nëse prindërit vazhdojnë të mos e duan fëmijën edhe pas lindjes, atëherë kjo ndjenjë shndërrohet në burimin e shumë shqetësimeve fiziologjike e shpirtërore.
A mund të vazhdonim të grindeshim, debatonim nëse do ta dinim se fëmija ndikohet direkt dhe se këto grindje shkaktojnë migrenë, depresion madje dhe kancer më vonë?
A do të dëshironim të ishim shkaku i vdekjes së fëmijës tonë? Sigurisht që jo.
Nëse keni zhvilluar një lloj qëndrimi përballë fëmijës tuaj ende të parritur, ju mund të bëheni terapisti më i mirë për të.
Tregojini atij dashurinë, përkujdesjen tuaj në mënyrë që të parandaloni të gjitha rrugët që çojnë në sëmundje të pashërueshme. /Telegrafi/