Letrat e dashurisë janë zyrtarisht të modës së vjetër
Sipas CNN, një studim i ri zbuloi se dërgimi i fotove nudo ose teksteve seksuale është mënyra e re për të mbajtur shkëndijën e ndezur në marrëdhënien tuaj.
Hulumtuesit në Universitetin Drexel, anketuan 870 amerikanë të moshës nga 18 deri në 82 vjeç për studimin e tyre.
Ata zbuluan se 88 përqind e të anketuarve kishin shkëmbyer mesazhe seksuale, dhe 82 përqind e kishin bërë këtë para një viti.
Studiuesit gjithashtu pyetën pjesëmarrësit në lidhje me kënaqësitë e tyre seksuale dhe rezultoi se shumica e njerëzve që praktikonin ‘sexting’, ishin më të lumtur dhe më të kënaqur seksualisht.
Njerëzit që ishin në një lidhje, por jo “shumë serioze”, ishin më të lumtur me marrëdhëniet e tyre në tërësi kur i dërgonin njëri-tjetrit foto ose mesazhe seksi.
(Njerëzit në marrëdhënie “shumë të përkushtuara” nuk kishin asnjë efekt nga sexting, ndoshta sepse ata i kanë parë të gjitha tashmë.)
Burrat kanë më shumë gjasa të jenë më të kënaqur nga sexting.