Telegrafi

Si ndikon ngjyra e dhomës në humorin e fëmijëve: Mendoni ta rregulloni hapësirën e fëmijëve, patjetër lexoni këtë tekst!

Nuk është njësoj se me cilat ngjyra do ta rregulloni dhomën e fëmijëve, secila ngjyrë ka simbolikën e vet

Para lindjes së fëmijës, prindërit zakonisht rregullojnë dhomën e fëmijëve sipas gjinisë; kaltër për djem, rozë për vajza. Dhe a keni dëgjuar ndonjëherë për psikologjinë e ngjyrave?

Kjo do të thotë se ngjyrat ndikojnë edhe në humorin e fëmijëve, ndaj ndërsa disa i vënë në gjumë, të tjerë i mbajnë zgjuar ose i bëjnë më nervozë.

Mësoni se në ç’mënyrë ngjyrat e zgjedhura dhe dekorimet do të ndikojnë në zhvillimin intelektual dhe artistik të fëmijës suaj, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e kaltër – është e kreativitetit

E kaltra është zgjedhja ideale për dhomën e fëmijës suaj nëse ai është hiperaktitv dhe çapkën, sepse pos që ul agresivitetin, kjo ngjyrë nxit kreativitetin.

Edhe pse e kaltra e rrit vizualisht hapësirën, ajo ndonjëherë mund të ndikojnë ftohtë, posaçërisht nëse në hapësirë nuk ka dritë të mjaftueshme natyrale ose nëse e kaltra është e përzier me një ngjyrë tjetër. Prandaj aplikimi i kujdesshëm i këtyre ngjyrave është i një rëndësie të madhe.

Ngjyra e kuqe – shkakton acarim

Vështirë se dikush do të zgjedhë mu këtë ngjyrë për dhomën e fëmijës, mirëpo mund të duket shumë bukur si ngjyrë e dorës së dytë, për të theksuar detajet.

Është atraktive, i kontribuon produktivitetit dhe kreativitetit të fëmijëve. Assesi nuk rekomandohet për muret e dhomës së fëmijëve, aq më parë nëse fëmija është trazovaç apo hiperkaktiv. Te bebet e kuqja mund të shkaktojë madje edhe frikë.

Nëse teprohet me ngjyra, mund të çojë në nervozë dhe acarim. Është krejtësisht e mjaftueshme që të përkufizoheni në detaje të kuqe: tapeta, perdet, kornizat e fotografive, të gjitha këto në kombinim me ngjyrën qetësuese të mureve.

Ngjyra e verdhë – simbol i lumturisë

E verdha është ideale për theksimin e detajeve të caktuara, por nëse teprohet me përdorimin e kësaj ngjyre mund të krijojë te fëmija ndjenja negative.

Në rast të përdorimit të moderuar, ajo do të jetë një zgjedhje e përkryer për dhomën e fëmijës, sepse do të nxisë fëmijën e qetë të bëhet më aktiv dhe do t’i kontribuojë zhvillimit të shkathtësive intelektuale. E verdha përmirëson kujtesën dhe nxit tajitje të hormonit të lumturisë.

Ngjyra e trëndafiltë – ngjyrë e qetësisë

Edhe pse shpesh konsiderohet që e trëndafilta është ngjyrë ekskluzivisht për vajza, ky qëndrim bazohet në paragjykime, ndaj mos ngurroni të shtoni pak edhe në dhomën e djemve.

Shkakton një ndjenjë qetësie tek fëmija dhe sjell freski dhe gaz në dhomë.

E gjelbra – besoni apo jo, zgjedhja ideale për dhomën e fëmijëve

Ajo është e vetmja me të cilën nuk mund ta teprojë. Duke qenë se është ngjyra më e lehtë për t’u parë, ajo është më e këndshme për syrin e njeriut.

Përveç kësaj, ngjyra e gjelbër ka një efekt qetësues dhe përmirëson disponimin, si dhe ndikon në shpejtësinë e të mësuarit dhe leximit. /Telegrafi/