Telegrafi

Si ndikon në penis të fjeturit me brekë ‘boksere’?

Nëse jeni mashkull që preferoni të flini me bokseve, atëherë është koha t’i ndryshoni shprehitë e të fjeturit për hatër të penisit tuaj!

Këshillat e reja nga ekspertët e shëndetit mashkullor thonë se meshkujt duhet të flenë lakuriq, nëse veç duan të kenë shëndet të mirë, transmeton Telegrafi.

Dr. Brian Steixner, drejtor i ‘Institute for Men’s Health’, thotë se të fjeturit me brekë boksere mund të shpijë në probleme me pjellori.

Sipas mjekëve, të brendshmet ndikojnë në kualitetin e spermës sepse testikujt nxehen gjatë natës, ndërsa gjenitalet duhet të jenë në temperaturë normale për prodhuar spermë kualitative.

Prandaj ekspertët rekomandojnë të flini lakuriq, sepse kjo mënyrë e të fjeturit sjell një sërë përfitimesh shëndetësore – duke filluar nga humbja e peshës e deri te forcimi i lidhjes emocionale të një çifti.

Sa i përket përmirësimit të ereksioneve, ekspertët thonë se konsumimi i shalqinjve, kastravecëve dhe qepëve mund t’ju ndihmojë në këtë aspekt. /Telegrafi/