Site icon Telegrafi

Si ndikon i ftohti tek dëshira për seks

Kur jashtë bën ftohtë, gjëja e parë që na vjen ndër mend është të qëndrojmë brenda në shtëpi- mundësisht poshtë batanijes me dikë të lezetshëm në krahë

Legjendat thonë, se në dimër njerëzve u rritet dëshira për të bërë seks. Prova më e mirë është fakti që në 11 dhjetor ngjizen më shumë bebe në krahasim me ditët e tjera të vitit.

Nga ana tjetër, ka studime që tregojnë të kundërtën duke thënë se dimri është periudha që ul nivelet e libido-s dhe njerëzit ndihen më pak entuziastë rreth seksit. Përfundimisht, si është e vërteta?

Bazuar në çfarë thonë ekspertët, ende nuk ka një përfundim të saktë nëse ekziston apo jo një lidhje mes libidos dhe mjedisit, prandaj përgjithësime të tilla s’duhen bërë. Gjithsesi, kjo s’do të thotë që temperaturat jashtë nuk luajnë asnjë rol në dëshirën tonë.

Testosteroni ka një lidhje të fortë me libidon, sa më shumë të keni aq më e lartë do të jetë dëshira që ndjeni. Periudha më e lartë e tij është në vjeshtë dhe më e ulëta në dimër. Gjatë dimrit, niveli i testosteronit është në rënie prandaj mund të ndiheni më pak të motivuar për të kryer marrëdhënie kur jashtë është ftohtë.

Sidoqoftë, ndikimet sezonale janë të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Mungesa e vitaminës D dhe prezencës së diellit është gjithashtu një tjetër arsye që ndikon tek rënia e dëshirës për aktivitet seksual.

Nëse kalojmë tek arsyet praktike pse i ftohti “vret” libidon, mjafton të përmendim rrobat që veshim. Dimri lidhet me më shumë rroba në trup, gjë që është më pak joshëse krahasuar me veshjet e verës. Ekspozimi i pakët në diell dhe ditët e shkurtra kanë në fakt efekt negativ në dëshirën për seks.

S’ju mbetet gjë tjetër veçse të shijoni shoqërinë e njëri tjetrit, të hani gështenja, pini verë, ndërkohë që ëndërroni për netët e zjarrta të verës! /Telegrafi/

Exit mobile version