Site icon Telegrafi

Si ndikon Facebook në trurin e fëmijëve?

Disa hulumtues kanë bërë studime për të parë se si ndikon Facebook në gjendjen emocionale, fizike dhe psikologjike te fëmijët.

Rrjeti social Facebook, i cili nuk ka shumë vite që është krijuar, tani veçse e ka pushtuar tërë globin dhe është rrjeti social më i famshëm në të gjithë botën,  transmeton Telegrafi.

Këto janë të mirat që Facebook i sjell te fëmijët:

– Fëmijët që kalojnë më shumë në Facebook mësojnë të shfaqin më shumë ‘mëshirë virtuale’ te miqtë e tyre online

– Te fëmijët që kanë probleme shoqërore, Facebook mund t’i ndihmojë ata të mësohen se si të shoqërohen

– Facebook e rrit vetëbesimin te fëmijët

Këto janë të këqijat që Facebook i sjell te fëmijët:

– Facebook e ushqen narcicizmin

– Në disa raste edhe e ulë vetëbesimin te fëmijët

– Adoleshentët që kalojnë shumë kohë në Facebook shfaqin shenja të çrregullimeve tjera psikologjike

– Facebook nuk i përgatit fëmijët për bisedat në jetën e vërtetë

– Rrjeti social i bën fëmijët të vuajnë nga depresioni, sipas një studimi nga American academy of Pediatrics

– Facebook të bën varës

– Të humbë përqendrimin nga gjërat tjera

/Telegrafi/

Exit mobile version