Yndyra e tepërt ndikon ndjeshëm në trup
Estetika nuk është e vetmja gjë që do të duhej t’ju shqetësonte kur bëhet fjalë për shtresat dhjamore të trupit. Ato gjithashtu mund të kenë një efekt negativ në organe të tilla si truri, vezoret, zemra …
Si ndikojnë yndyrat në trup?
Yndyra dhe koka
Rreziku i shfaqjes së migrenës rritet në 40 për qind te gratë e reja që kanë dhjamë të tepërt në bark, transmeton Telegrafi.
Yndyra dhe truri
Humbja e peshës shoqërohet me një mundësi 36 për qind më të lartë të zhvillimit të demencias, ndërsa mbipesha do të thotë 42 për qind rrezik më i lartë, sipas rezultateve të një studimi të kryer në shkollën e shëndetit publik “Johns Hopkins Bloomberg”.
Yndyra dhe kockat
Një studim japonez tregon se gratë pas menopauzës, të cilat janë mbipeshë, kanë më shumë mundësi t’u ndodhin fraktura, ndërsa njerëzit shumë të hajthëm rrezikojnë nga frakturat në qafë dhe krahët.
Dhjami dhe gjinjtë
Pas menopauzës, te gratë me mbipeshë është vërejtur një rrezik në rritje prej 30 deri në 60 për qind të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Yndyrë dhe zemër
Studimi tregoi se mbipesha nënkupton një rrezik më të lartë, madje 32 për qind, për zhvillimin e sëmundjes koronare të zemrës.
Dhjami dhe vezoret
Deri në gjashtë përqind të rasteve të infertilitetit kanë të bëjnë me mbipeshën, ndërsa e njëjta përqindje u regjistrua në gratë që janë nën peshë.
/Telegrafi/