Është bërë vlerësimi i tretë i Ndikimit Socio-Ekonomik të Ekipit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga të dhënat e reja del lidhje e ngushtë midis pandemisë COVID-19 dhe dhunës në familje.
Mbi gjysma e të anketuarve në vlerësimin e fundit perceptuan se dhuna në familje është rritur që nga përhapja e pandemisë, 52% krahasuar me 59% në nëntor 2020 dhe 56% në maj 2020.
27% nuk dinin ku të kërkonin ndihmë dhe mbështetje nëse përjetonin dhunë në familje.
Po ashtu thuhet se edhe pse puna e papaguar e kujdesit shtëpiak ishte bërë kryesisht nga gratë para fillimit të COVID-19, pandemia ka ngarkuar në mënyrë disproporcionale gratë me punë, duke theksuar urgjencën për të adresuar ekonominë e kujdesit në të gjitha përpjekjet e rimëkëmbjes ekonomike.
Dy herë më shumë gra kanë raportuar rritje të orëve të shpenzuara për punët e shtëpisë (16%) krahasuar me burrat (8%), gratë gjithashtu i kanë kushtuar më shumë orë lojës ose mësimit me fëmijë (9%) krahasuar me burrat (6%), ndërsa 51 % e burrave gjithashtu kanë deklaruar se zakonisht nuk merren me gatim.
Rezultatet midis tre raundeve të SEIA tregojnë se efektet psikologjike të shkaktuara nga COVID-19 janë ulur nga kulmi i saj në nëntor 2020.
Në mars 2021, 23% deklaruan se shëndeti i tyre psikologjik ose mendor ishte prekur, krahasuar me 36% në nëntor 2020 dhe 28% në maj 2020.
Vlerësimi i Ndikimit Socio-Ekonomik (SEIA), u realizua nga UNDP, së bashku me UN Woman dhe UNFPA. /Telegrafi/