Site icon Telegrafi

Si ndihen meshkujt dhe femrat pas seksit të rastësishëm

Frustrated couple with serious problems

Seksi rastësor mund të plotësojë shumë njerëz që ndihen keq, por hulumtimi i ri ka gjetur se katër nga pesë meshkuj dhe akoma më shumë femra, kanë thënë se nuk kishin vepruar me ndërgjegje pas qëndrimit të tyre me dikë vetëm për një natë.

Pjesëmarrësit nga Brazili, SHBA, Kanadaja dhe Norvegjia, që të gjithë nën moshën 30 vjeç, u pyetën nëse kishin vuajtur nga emocionet negative në fazat e hershme të marrëdhënieve të tyre, duke përfshirë ndjenjën e turpit, të refuzimit, të keqardhjes apo të frustrimit.

Ky studim ndërkombëtar ishte i pari i cili tregoi se të dyja gjinitë ndjejnë emocione të forta negative pas marrëdhënies seksuale që ndodh pas qëndrimi të një nate.

Pas qëndrimit të një nate, të dy gjinitë mund të jenë të shqetësuar për reputacionin e tyre dhe përpiqen të tregojnë keqardhje duke vënë dobësitë e tyre si justifikim.

Profesori i Psikologjisë në Universitetin Norvegjez të shkencës Leif Edward Ottesen Kennair, tha se nuk ka asgjë të re me disa njerëz që kanë ndjenja negative pas seksit të një nate.

Sipas tij, akti seksual në vetvete mund të forcojë lidhjet me palëve nëse janë shkaktuar hormonet e duhura.

Përqindja e njerëzve të cilët kishin përjetuar tashmë një herë ose më shumë emocione negative pas qëndrimit të një nate ishte 79 deri në 84 përqind për meshkuj, ndërsa 86 deri në 89 për qind për femrat.

Profesor Kennair ka shtuar se sipas njohurive të tij, ky është studimi i parë i cili hulumton mbi përhapjen e emocioneve negative tek njerëzit që ndodhin pas qëndrimit të një nate.

Psikologët evolucionistë argumentojnë se njerëzit kanë aftësi të distancohen nga të “dashurit” e tyre vetëm për një natë nëse nuk i shikojnë të përshtatshëm si partnerë afatgjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version