Telegrafi

“Si mund t’ju them lojtarëve tani se po largohem nga Real Madridi” – Zidane reagon me nervozizëm kur pyetet për të ardhmen e tij

(Foto: Screenshot/Twitter/Real Madrid C.F.)

Zinedine Zidane ka mohuar se u ka thënë lojtarëve të Real Madridi se po largohet në fund të këtij sezon.

Los Blancos triumfuan 1-0 në kuadër të javës së 37-të ndaj Athletic Bilbaos, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin e La Ligës.

Pas ndeshjes, Zidane është pyetur për të ardhmen e tij dhe ai ka reaguar jo aq mirë se nuk mund t’ju thotë lojtarëve që po largohet në këtë pikë të edicionit.

Lexo po ashtu Dramë e vërtetë në La Liga: 12 minutat që ndryshuan garën për titull

“Si mund t’u them lojtarëve që po largohem tani? Ne po japim gjithçka për titullin dhe unë thjesht them ‘nga rruga, jam larg’?”, u tha francezi gazetarëve.

“Njerëzit jashtë klubit mund të thonë çfarë të duan, por unë kurrë, kurrë nuk do t’ua thosha këtë lojtarëve të mi”.

Real Madrid duhet të fitojë fundjavën e ardhshme dhe të shohë Atletico Madridin të humbasë në mënyrë që të shpresojë për titullin kampion. /Telegrafi/