Site icon Telegrafi

Si mund t’ia dalë Ronaldo të thyejë rekorde të shumëfishta në Euro 2020

Kur ai del nga fusha të martën në mbrëmje, Cristiano Ronaldo i Portugalisë do të ketë një rekord të ri, duke u bërë lojtari i parë që merr pjesë në pesë Kampionate Evropiane radhazi.

Sulmuesi portugez ka shansin t’i thyejë dy rekorde para përfundimit të garës.

Kampionët në fuqi do të fillojnë fushatën e tyre të Euro 2020 kundër Hungarisë në ora 18:00 në Budapesti.

Ylli 36 vjeçar ka nevojë vetëm për një gol për të thyer rekordin e Michel Platini të Francës si  golashënuesi më të mirë në histori të Kampionatit Evropian.

Të dy kanë shënuar nëntë gola, me Ronaldon që i arrit gjatë katër garave të fundit, ndërsa francezi i shënoi të gjithë në turneun e vitit 1984 me Les Bleus.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Hungaria - Portugalia

“Është një rekord i mirë, por më i rëndësishëm se ky do të ishte të fitosh sërish Kampionatin Evropian”, u tha Ronaldo gazetarëve të hënën.

Gjashtë gola të tjerë do ta shihnin Ronaldon të bëhej shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për një ekip kombëtar.

Rekordi aktualisht mbahet nga sulmuesi i Iranit Ali Daei i cili shënoi 109 gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, ndërsa sulmuesi i Juventusit ka 104 gola në 175 ndeshje ndërkombëtare.

Në Euro 2016, Hungaria kaloi në epërsi në pjesën e parë dhe mori epërsinë përsëri, dy herë, në një barazim emocionues 3-3 me Portugalinë. Ronaldo në atë takim shënoi dy golat e fundit për portugezët.

Ndeshja e dytë e Portugalisë është kundër Gjermanisë të shtunën në Mynih dhe më pas takohen me Kampionin e Botës, Francën më 23 qershor në Budapest. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version