Vitor Roque pritet të mbërrijë në Barcelonë gjatë ditëve në vijim. Kjo do të thotë se adoleshenti brazilian do të jetë në kohë për të luajtur në ndeshjen e parë të vitit 2024, që blaugranasit e zhvillojnë ndaj Las Palmas.
Xavi mund të vendosë që ta testoj Roquen në atë ndeshje, duke marrë parasysh vështirësitë e tyre në fazën e sulmit.
Një arsye e fortë për këtë mund të jetë forma e luhatshme e Robert Lewandowskit këtë sezon, i cili nuk po ka ndonjë ndikim të madh në lojën e teknikut spanjoll.
Sulmuesi polak ndonëse është golashënuesi më i mirë i Barcelonës me nëntë gola, ai ka humbur gjithashtu rreth 15 shanse të mëdha për gol, që do të thotë se do të kishte shifra dy herë më të mira, në rast se do të tregohej më i saktë përballë portës.
Sidoqoftë, edhe në rast se Xavi merr vendimin që të mos startojë me Roquen, ai padyshim që do të jetë një opsion shumë i mirë nga banka rezervë.
Kujtojmë që Barcelona e kompletoi transferimin e Roque në korrik të këtij viti, për shifrën e 40 milionë eurove.
Ja se si mund të duket Barcelona me Vitor Roque në formacion:
/Telegrafi/