Telegrafi

Si mund të përfitojnë njerëzit me diabet tip 2 nga stërvitja e pasdites

(Foto: Pexels)

Studiuesit po raportojnë se njerëzit me diabet të tipit 2 mund të korrin më shumë përfitime duke ushtruar pasdite.

Në një studim të ri, u raportuar se pjesëmarrësit që ushtronin më vonë gjatë ditës, arritën rezultate më të mira për sa u përket niveleve të glukozës në gjak.

Ata thanë se nuk janë ende të sigurt pse stërvitja pasdite mund të jetë më e dobishme, por mund të jetë për shkak të modeleve më të mira të gjumit dhe shprehive më të shëndetshme të të ngrënit.

Lexo po ashtu Konsumimi i një sasie të madhe të këtij ushqimi mund të rrisë rrezikun e diabetit me 62 për qind

Mjekët i kanë lavdëruar prej kohësh përfitimet e stërvitjes për t’i ndihmuar njerëzit me diabet të tipit 2 ta menaxhojnë sëmundjen kronike dhe ta zvogëlojnë rrezikun e ndërlikimeve shëndetësore.

Tani, një studim i ri i botuar në revistën Diabetes Care sugjeron se ora në të cilën ushtrojnë personat me diabet të tipit 2, ndihmon në përcaktimin se sa dobi u sjell atyre.

Në studim, ekspertët raportuan se stërvitja pasdite dha rezultatet më dramatike në kontrollin e niveleve të glukozës në gjak.

“Këto janë gjetje shumë emocionuese, sepse ne e kemi ditur se aktiviteti fizik është i dobishëm, por ajo që shton studimi ynë është një kuptim i ri se koha e aktivitetit mund të jetë gjithashtu e rëndësishme”, ka thënë për Medical News Today, Jingyi Qian, PhD, bashkautore e studimit dhe profesoreshë e mjekësisë.

Lexo po ashtu Pesë gjëra që mund të tregojë gjuha për shëndetin tuaj

Pse ushtrimet pasdite mund të funksionojnë më mirë

Ishte e paqartë pse pikërisht stërvitja e pasdites solli reduktimet më të mëdha të glukozës në gjak.

Megjithatë, ekipi hulumtues sugjeroi se modelet e gjumit, dieta dhe metabolizmi, mund të japin të dhëna.

Dr. Qian ka theksuar se shpreson që kërkimet e mëtejshme do të matin faktorë të tillë për të përcaktuar një lidhje më të drejtpërdrejtë.

Sipas saj, kjo mund t’u sigurojë atyre me diabet të tipit 2 dhe mjekëve më shumë prova për të përshkruar ushtrime në kohë specifike të ditës për të ulur nivelet e glukozës në gjak.

Diabeti i tipit 2 është lloji më i shpeshtë i diabetit. Ndodh kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.


/Telegrafi/