Telegrafi

Si mund të përdoret kreativiteti gjatë ligjërimit? (Foto)

Të mësuarit mund të rezultojë më efikas nëse kombinohet me aktivitete të cilat ndihmojnë në rritjen e përqendrimit dhe në lehtësinë e procesit të të kuptuarit. Kolegji Universum ka filluar ta apikojë këtë mënyrë ligjërimi falë ideve kreative që po prezantohen nga ligjëruesit e tij, e kjo po duket të jetë mjaft e pëlqyeshme dhe atraktive për studentët sepse po ndikon edhe në rritjn e cilësisë gjatë procesit të të mësuarit.

Aktiviteti i radhës u organizua në departamentin e Gjuhës Angleze në kuadër të lëndës ELI I, nga asistentja e lëndës, Era Baliu, aktivitet i cili u realizua si vazhdimësi e pjesës teorike të mësuar. Argëtimi nuk mungojë, kështu kjo bëri që adrenalina e studentëve të rritej, e bashkë me të edhe vetëbesimi.

Pjesë e aktivitetit të sotëm ishte edhe krijimi i klubit “Everythingers”, ku studentët gjatë javëve në vijim do kenë rastin të organizojnë nënaktivitete nga më të ndryshmet, duke prekur të gjitha sferat e jetës.

Ky asesi nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, idetë për të realizuar ngjarje të tilla janë të pranueshme edhe nga çdo student që është pjesë e Kolegjit Universum, e kjo vetëm e vetëm që cilësia gjatë këtij procesi të jetë në nivelin sa më të lartë.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve dhe aktiviteteve në Kolegjin Universum, ju lutem, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062. Na ndiqni edhe në faqën tonë në facebook.

Universum, Univers i Mundësive.