Ekziston një metodë efikase për të “ngrehur” sytë përmes aplikimit të make-upit, pa pasur nevojë për ndërhyrje estetike në fytyrën tuaj.
Këtë mund ta arrini lehtësisht nëse ndiqni këto hapa me kurreshtje, për të dalë make-upi në formën më të mirë të mundshme.
Një eksperte tregon përmes një videoje në YouTube një metodë se si mund ta realizoni këtë me mjeshtëri.
Fillimisht duhet të merrni një korrektor që ka një nuancë pak më të hapur se fondatina që aplikoni dhe korrektorin ta vendosni në skaj të syrit. Pastaj duhet ta shtrini në atë pjesë në mënyrë që skaji i syrit të duket sa më i mprehtë.
Në vend të korrektorit mund të aplikoni gjithashtu edhe pudër.
Pasi ta keni bërë këtë, merrni një karton ose faculetë dhe vendoseni në skaj të syrit, drejt me fundin e vetullave tuaja.
Më pas filloni aplikimin e një senke të kaftë, mat dhe aplikojeni në skajë të kapakut së syrit. Në pjesën e poshtme ku shtrihet llajneri vendosni një nuancë pak më të mbyllur.
Mund ta hiqni faculetën në momentin kur shihni se syri “është ngrehur”, pastaj aplikojeni make-upin sipas nevojës. /Telegrafi/