Portali YourTango është marrë me çështjen e refuzimit dhe ka ardhur në përfundim se si meshkujt janë “më të mençur” se femrat, kur është fjala për zgjedhjen e partnerit
Gjithashtu, ata shumë më lehtë ndërpresin marrëdhënien, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, por as që shkojnë aq larg në marrëdhënie emocionale, transmeton Telegrafi.
Femrave më së shpeshti u nevojitet dikush në jetë, sesa meshkujve.
Meshkujt më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale.
Meshkujt janë shumë më “të mençur” sesa femrat kur është fjala për zgjedhjen e partnerit, është konstatim i shumë hulumtimeve. Ata më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale.
Meshkujt mund të ndihen mirë në ndonjë lidhje, pa u lidhur kurrë emocionalisht. Dhe kur e kuptojnë që thjesht ajo lidhje nuk është ajo që e kanë kërkuar, apo diçka u pengon, atëherë ata largohen, pa u frikësuar që të mbeten vetëm.
Kjo nuk do të thotë që femra të cilën e braktisin nuk është e mirë, por vetëm që nuk është mjaft e mirë për të.
Nga ana tjetër, femrat një kohë të gjatë mendojnë hollësisht për atë se si mund të ndryshojnë, si p.sh. cilat janë shkaqet e sjelljes së tillë dhe një mijë e një pyetje të tjera.
Si edhe ajo kryesorja, çfarë të bëjnë tutje? /Telegrafi/