Telegrafi

Si mund të luajë Unitedi në edicionin 2022/23 me tri transferime të reja

Manchester United ka shfaqur një sezon të dobët nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick këtë sezon.

Pra, duke qenë kështu, Djajtë e Kuq pritet të bëjnë disa transferime në afatin kalimtar të kësaj vere.

Dhe Victor Osimhen i Napolit është lojtari i fundit që lidhet me një lëvizje në Old Trafford, pasi ka shkëlqyer në Serie A këtë sezon.

Lexo po ashtu Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, "privatisht" zbuloi se cilin ekip të Anglisë e mbështet

Manchester United kishte shpresa të mëdha në fillim të sezonit, pasi transferuan Jadon Sancho dhe Raphael Varane në skuadrën e tyre, si dhe riktheyn Cristiano Ronaldon në ditën e fundit të afatit, gjersa shumë prisnin që ata të garonin për titullin e Ligës Premier.

Megjithatë, nën urdhrat Solskjaer, United u bë jashtëzakonisht i dobët – me norvegjezin që më vonë u shkarkua në nëntor pas një humbjeje 4-1 ndaj Watford.

Lexo po ashtu Rangnick pyetet nga tifozi i United për transferimin e Haaland, Kounde e Rice - më pas shpërthejnë të qeshurat

Dhe ndërsa Rangnick e ka mbajtur në nivel skuadrën, Djajtë e Kuq janë ende duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

Me vështirësinë e United, ata janë të gatshëm të shpenzojnë para në afatin kalimtar të kësaj vere.

Daily Express tani ka përpiluar një formacion të United se di do të dukej nëse transferojnë lojtarët si Osimhen, Declan Rice dhe Manuel Akanji. /Telegrafi/