Telegrafi

“Si mund të luajë Messi me gomarë dhe bukëpjekës në një ekip”

Legjenda kolumbiane, Faustino Asprilla, nuk qëndron asnjëherë larg vëmendjen me komentet e tij.

Pas barazimit të Argjentinës me skuadrën më të dobët të Amerikës së Jugut, Venezuelën (1-1), kolumbiani i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit, ndërsa ka ofenduar pjesën tjetër të skuadrës.

Ai ishte ESPN aty ku punon si komentator.

Messi gjatë ndeshjes së fundit

“Si mund të luajnë ndryshe me një ekip të mbushur me plot gomarë? I shkreti, luante në fushë me lojtarë që janë të zotë vetëm të shesin gazeta… Futni në lojë lojtarë të vërtet”.

Legjenda kolumbiane e futbollit, Faustino Asprilla

“Messi kishte tre topa dhe ua futi frikën, është vështirë të luash me bukëpjekës”, , ka thënë Asprilla.

Argjentina rrezikon të mbes jashtë botërorit ose të luajë në play-off.

Kombëtarja ka edhe dy ndeshje ku mund ta shpëtojë sezonin nëse arrin dy fitore, ku do të kalonte direkt në Kupën e Botës. /Telegrafi/