Site icon Telegrafi

Si mund të kurseni për Black Friday?

Black Friday tashmë po njihet edhe në Kosovë si festivali më i popullarizuar i blerjeve, ku bizneset e ndryshme rezervojnë zbritjet më të mëdha dhe ofertat më të mira të vitit për këtë ditë.

Përfitoni mençur duke investuar në produktet që nuk i blejmë çdo ditë sepse aty mund të kurseni më së shumti.

Bëjeni një plan! Mos shkoni në një dyqan që do të përfundojë vetëm në blerjen e impulsit dhe shpenzimin e shumë parave.

Përqendrohuni gjithmonë në kategorinë e produkteve ku mund të kurseni më se shumti:

1. Produkte për shtëpi si krevat, mobile, dyshekë

Është gjithmonë e mençur që në ofertat e Black Friday të përfitoni në zbritjet e këtyre produkteve pasi këto produkte nuk blihen çdo ditë, dhe paratë që mund të kurseni në produkte si këto ia vlejnë.

2. Teknikë e bardhë që përfshin TV, laptop, printer, etj. 

3. Produkte për pastrim si fshesa me avull, fshesa elektrike, etj.

4. Produkte për kuzhinë që përfshijnë pajisje elektrike si blender, tenxhere me rrymë, sete enësh, etj. 

Këto pajisje janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj dhe nuk duhet kursyer për to, por kur paraqitet mundësia për kursim, pse ta lini të ju ikë?!

5. Pajisje fitnesi si traka të vrapimit, makina të ndryshme fitnesi, etj. 

Pasi në ketë periudhë zbritjesh pritja në dyqane të mbushura me njerëz është e mundimshme, para se të dilni kërkoni për produktet dhe shqyrtoni mundësitë, blerja online ju kursen kohën dhe mundin tuaj, andaj mendojeni si opsion.

Exit mobile version