Telegrafi

Si mund të duket hoteli hapësinor i së ardhmes

Teksa teknologjia dhe shkenca po avancojnë, a do të thotë kjo që në të ardhmen pushimet mund ti kryeni edhe në hapësirë?

Edhe pse projekt mjaft i madh, nuk është e pamundur. Por, si do dukej në fakt një hotel hapësinor?

Sigurisht, dhomat e tij do duhet të jenë “të pajisura me gravitet” në mënyrë që klientët të mos “fluturojnë” gjatë gjithë kohës.

Edhe pse nga brendësia mund të jetë i ngjashëm me një hotel në tokë, pamja e jashtme nga hoteli hapësinor do të jetë surreale, transmeton Telegrafi.

Udhëtimi nga Toka drejt tij mund të zgjasë nga katër deri në 18 orë dhe mund të kushtojë miliona euro. Hoteli do të përfshijë të gjitha “rehatitë” që dikush mund të përjetojë në Tokë si dushet, ushqimet, dhe graviteti.

Por, pjesë e tij do të jetë edhe një dhomë e veçantë ku graviteti është më i ulët dhe klientët do mund të “notojnë” e të rrotullohen si astronaut, e të marrin pjesë në aktivitete të shumta si vëzhgimi i yjeve, e pse jo edhe lojëra të ndryshme sportive.

Megjithatë, do duhen vite për ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj “ëndrre fantastiko-shkencore”. /Telegrafi/