Demarkimi i kufirit me Malin e Zi, bëri që territori i Kosovës të pësojë ndryshime. Por ato ishin të vogla dhe fare të pavërejtshme, andaj nuk u nevojit ndonjë ndërrim në formën e hartës e cila është në flamur.
Por, një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi, mund të bëjë që flamuri i Republikës së shpallur në vitin 2008 të marrë pamje që ndryshon shumë nga e tanishmja.
Kjo nëse nuk Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë, merren vesh që të preken kufijtë. Me procesin që Thaçi i ka vënë emrin “korrigjim kufiri”, synon që Kosovës t’ia bashkangjis disa territore në lindje. /klankosova/