Site icon Telegrafi

Si mund ta ndaloni dhimbjen e veshëve të fëmijës tuaj gjatë një fluturimi

Një dado e fluturimeve ka treguar se si të ndaloni dhimbjen që fëmijët mund ta ndjejnë në veshë gjatë një fluturimi të gjatë.

Dhimbja e veshit në aeroplan është e pakëndshme për shumicën e udhëtarëve, por mund të jetë shumë më e keqe për pasagjerët që janë shumë të vegjël për të kuptuar se si t’i hapin veshët.

Denya Glover, e cila kujdeset për fëmijët në aeroplan si pjesë e punës së saj si dado për linjat ajrore Etihad.

Ajo i tha Conde Nast Traveler : “Kur ngrihen, shumë fëmijë përjetojnë dhimbje veshi për shkak të rritjes së presionit të ajrit. Shumica e prindërve mendojnë se tapat e veshit do ta zgjidhin problemin, por unë rekomandoj diçka tjetër”.

Kërkojini stjuardesës për ujë të ngrohtë (jo shumë të nxehtë, jo shumë të ftohtë), një faculetë dhe një filxhan.

“Vendosni faculetën e lagur në filxhan dhe më pas mbi vesh. Avulli do të lehtësojë presionin dhe do të qetësojë dhimbjen. Fëmijë të lumtur, fluturim i lumtur!”. /Telegrafi/

Exit mobile version