Site icon Telegrafi

Si mund ta marrin hakerët kontrollin e një veture Tesla

Ndërsa veturat avancojnë teknologjikisht, ato ua lehtësojnë hakerëve qasjen në informacionet personale të pronarit.

Një video e publikuar së fundmi nga kanali kanadezo-gjerman, YouTube Musk, tregon se si hakerët mund të kenë qasje në çdo model Tesla pa dijeninë e pronarit.

Së pari, duke përdorur një pajisje që mund të krijojë rrjet Wi-Fi, hakeri krijon atë që duket të jetë një rrjet publik për pronarët e Tesla-s, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kur pronarët lidhin telefonin e tyre me rrjet, atyre u kërkohet të japin emailin dhe fjalëkalimin për të hyrë në llogarinë e tyre Tesla.

Pajisja e përdorur nga hakerët e kopjon këtë informacion dhe kodin e mëpasshëm të verifikimit, të cilin ata e përdorin për t’u identifikuar në llogarinë e pronarit të veturës.

Pasi këto detaje të ruhen në aplikacionin e telefonit të hakerëve, ata do të kenë qasje të plotë për ta ndezur veturën dhe për t’u larguar me të.

Por, ka të ngjarë që softueri i gjurmimit të vendndodhjes së Tesla-s të mbetet funksional, duke e bërë kështu më të lehtë gjurmimin e saj.

Ndryshe, Tesla e Elon Musk më parë ka mbajtur një ngjarje ‘Hackathon’ ku ka ftuar ekspertët e sigurisë kibernetike të hakojnë automjetet e saj, ndërsa përpiqet t’i mbrojë ato nga sulmet. /Telegrafi/

Exit mobile version