Athletico Paranaense do të kërkojë një pagesë shtesë nga Barcelona nëse do të lejojë që Vitor Roque të transferohet në Spanjë këtë verë.
Klubi katalunas është e informuar mirë për këtë situatë dhe pritet që së shpejti të vendosë për hapin tjetër, raporton Diario Sport.
Barcelona tashmë ka paguar 30 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin 18-vjeçar me 31 milionë euro të tjera që vijnë në bonuse.
Megjithatë, Paranaense kërkon më shumë para nëse Barça shkel marrëveshjen e tyre për të mos lënë sulmuesin e ri në Brazil deri në vitin 2024, qoftë në janar ose në verë.
Më herët, drejtori gjeneral i Paranaense, Mattos i tha Fabrizio Romano se lojtari do të largohet vetëm në fund të vitit. Klubi dëshiron që ai t’i ndihmojë ata të kualifikohen në Copa Libertadores këtë vit.
Barcelona po përpiqet të marrë lojtarin e saj pasi iu dha një goditje befasuese nga vendimi i Ousmane Dembele për t’u transferuar te PSG. /Telegrafi/