Telegrafi

‘Si mund ta fishkëllesh më të mirin e të gjitha kohërave?’ – Henry në mbrojtje të Messit

(Fotomontazh: Twitter/Rota Futbol)

Thierry Henry ka reaguar ndaj veprimit të tifozëve të Paris Saint-Germainit, të cilët e fishkëllyen Lionel Messin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Superylli argjentinas dhe Neymar ishin në mesin e futbollistëve kryesore që u fishkëllyen dhe u tallën pas kthimit në Francë, kur Real Madridi e përjashtoi nga gara më e madhe për klube liderin e Ligue 1.

Messi mungoi ndaj Monacos (me arsyetimin për simptoma të gripit), ndërsa PSG u nënshtrua me rezultat 3-0 duke pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit kampionale.

“Në javën e kaluar, tifozët e PSG-së e fishkëllyen Messin. Si mund ta fishkëllesh më të mirin e të gjitha kohërave?”.

Lexo po ashtu "Të gjithë janë të prekur" - Pochettino flet me 'trishtim' pasi Lionel Messi dhe Neymar u sulmuan nga tifozët e PSG-së

“Lojtari që ka dhuruar më shumë asistime në Ligue 1? Sot (e diel), pa Messin, skuadra nuk krijoi asgjë”, ka thënë ish-bashkëlojtari i Messit për Amazon Prime FR.

Pas largimit nga Barcelona dhe shkuarjes në Paris, 34-vjeçari ka rënë në formë duke realizuar vetëm shtatë gola në 26 paraqitje për PSG (krahasuar me 38 gola në 47 paraqitje në edicionin e kaluar në Camp Nou). /Telegrafi/