Thierry Henry ka reaguar ndaj veprimit të tifozëve të Paris Saint-Germainit, të cilët e fishkëllyen Lionel Messin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Superylli argjentinas dhe Neymar ishin në mesin e futbollistëve kryesore që u fishkëllyen dhe u tallën pas kthimit në Francë, kur Real Madridi e përjashtoi nga gara më e madhe për klube liderin e Ligue 1.
Messi mungoi ndaj Monacos (me arsyetimin për simptoma të gripit), ndërsa PSG u nënshtrua me rezultat 3-0 duke pësuar humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit kampionale.
🚨🎥 | PSG fans boo Neymar Jr & Lionel Messi after their Champions League defeat to Real Madrid.🍅pic.twitter.com/bFxQ00pWnv
— Football Khanage (@FootballKhanage) March 13, 2022
“Në javën e kaluar, tifozët e PSG-së e fishkëllyen Messin. Si mund ta fishkëllesh më të mirin e të gjitha kohërave?”.
“Lojtari që ka dhuruar më shumë asistime në Ligue 1? Sot (e diel), pa Messin, skuadra nuk krijoi asgjë”, ka thënë ish-bashkëlojtari i Messit për Amazon Prime FR.
Pas largimit nga Barcelona dhe shkuarjes në Paris, 34-vjeçari ka rënë në formë duke realizuar vetëm shtatë gola në 26 paraqitje për PSG (krahasuar me 38 gola në 47 paraqitje në edicionin e kaluar në Camp Nou). /Telegrafi/
https://twitter.com/blaquetse/status/1502989740475301896