Site icon Telegrafi

Si mund ta eliminojmë energjinë elektrike statike nga trupi ynë?

Kur prekim një person, ndonjëherë na ndodh që të marrim një goditje. Ka njerëz që janë më të ndjeshëm se të tjerët ndaj këtij fenomeni.

Përse disa njerëz japin goditje?

Mund të ndodhë të trupi i njeriut manifeston shkarkime elektrike statike që janë rezultat i një ndryshimi të mundshëm ekzistues mes një ngarkese pozitive me atë negative. Elektriciteti statik nuk është i dukshëm, por bën pjesë në jetën tonë dhe ekzistojnë metoda për të shmangur këtë prirje të bezdisshme.

Së pari në muajt ku moti është i ftohtë dhe i thatë, mund të ndodhët që shkarkimet elektrostatike të jenë më të shpeshta, por mund ta rregullojmë këtë lloj problemi.

Fillimisht të ndalojmë tek trupi ynë

Disa njerëz janë me elektrostatikë se të tjerët. Nga çfarë varet kjo gjë? Për shembull, një lëkurë e thatë apo nga lloji i rrobave që veshim. Për këtë, gjatë ditës është e nevojshme që të hidratojmë lëkurën për të krijuar një lloj barriere që ndalon trupin të karikohet me elektricitet statik.

Edhe djersa, ushqimi, aciditeti i pH-së, mund të kontribuojnë në grumbullimin e energjisë, që në këtë rast është rezultat i intoksikimit të qelizave dhe indeve. Këtë mund ta rregullojmë duke konsumuar fruta dhe perime, e të reduktojmë konsumin e produkteve të qumështit dhe të praktikojmë aktivitet fizik e joga.

Armiku numër një janë rrobat, veçanërisht ato të bëra prej najloni dhe poliestër. Ju mund të shmangni blerjen e rrobave me të tillë material. Për sa i përket këpucëve, është gjithmonë mirë që të jenë nga poshtë me gomë. Një ndihmë e vlefshme është edhe larja e rrobave tuaja me sodë buke, një kundër i forte gjenerimit të energjisë elektrike. Është mirë që kur t’i hiqni rrobat nga rrobalarësja, t’i shkundni ato për të shkarkuar energjinë.

Si ta lëvizim elektricitetin statik

Thamë se elektriciteti statik i do ambientet e lagësht. Në shtëpi mund të përdorim metodat për të rritur lagështinë. Grimcat e ajrit kontribuojnë për të shkarkuar ngarkesën. Një ndihmë e vlefshme janë edhe bimët apo uji i aromatizuar nga agrumet.

Edhe tapetet apo moketet mund të jenë të ngarkuar me elektricitet statik. Për këtë ekzistojnë spray të posaçëm në dyqan, por ne këshillojmë gjithmonë që të spërkatni pak ujë dhe zbutës mbi tapet.

Nëse pa gjitha këtyre këshillave ende vazhdoni që të shqetësoheni nga elektricitetit, mund të vendosni tek rrobat tuaja një spilë apo një gjilpërë. Metali ndihmon në shpërndarjen e ngarkesës. Gjithashtu mund të mbani në xhep një monedhe metali dhe kështu do të shpëtoni nga elektriciteti që ju prodhoni trupi.

Exit mobile version