Një djalë i ri që u zhduk në një rezervat pyjor tropikal në veri të Zimbabve, shtëpia e kafshëve të rrezikshme si luanët dhe elefantët, mbijetoi për pesë ditë duke ngrënë fruta dhe duke pirë ujë në puse.
Sipas The Metro, Tinotenda Pundu ishte larguar nga fshati i tij në veri të Zimbabve më 27 dhjetor dhe kishte humbur.
Ai u gjet rreth 50 km larg pesë ditë më vonë, në Parkun Kombëtar Matusadona, i dobët dhe i dehidratuar, por i gjallë.
Djalolshi ishte larguar nga shtëpia, kishte humbur dhe pa vetëdije ishte nisur drejt parkut të rrezikshëm.
Pas 5 ditësh të gjata e të mundimshme, ai është gjetur i gjallë nga rojet.
💫 A boy missing & found in Matusadonha game park
A true miracle in remote Kasvisva community, Nyaminyami in rural Kariba, a community where one wrong turn could easily lead into a game park. 8-year-old Tinotenda Pudu wandered away, lost direction & unknowingly headed into the… pic.twitter.com/z19BLffTZW
— Mutsa Murombedzi MP🇿🇼 (@mutsamu) January 1, 2025
Ndryshe, Parku i Matusadona ka rreth 40 luanë.
Në një moment, ai kishte një nga dendësitë më të mëdha të popullsisë së luanëve në Afrikë. /Telegrafi/