Nderim Nexhipi ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, duke rrëfyer shumëçka nga karriera e tij pasur futbollistike.
Ish-futbollisti i njohur tashmë drejtori sportiv i Shkupit mes tjerash ka zbuluar edhe si i kishte mahnitur të gjithë te Hertha Berlini.
“Ditën e diel shkova në Berlin, e pash që ishte kthyer Fali (Ramadani, agjent i lojtarëve), por ai nuk më kishte parë asnjëherë duke luajtur”, ka thënë fillimisht Nexhipi.
“Fjalët e para të Falit ishin se me cilën këmbë luaj, dhe unë ia ktheva që me të majtën. Ai mu kthye dhe tha: ‘Pasi që je djali i Mensurit, je në rregull’”.
“Kur shkova në kampin e Hertha Berlinit, ishin të gjitha legjendat e klubit dhe mbeta i mahnitur kur më thanë se do luaja për ekipin e parë”.
“Kur u futa në stërvitje me lojtarët që kishin më pak minuta, shënova shumë gola dhe një portier legjendar në Ish-Jugosllavi, mbeti i mahnitur”, ka shtuar më tej Nderimi.
Mes prapaskenave për kontratën te Hertha, ai po ashtu zbuloi se kishte refuzuar edhe Udinesen dhe Bayer Leverkusenin.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Nexhipi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/