Telegrafi

Si luftohet celuliti

Ja këshillat që duhet të ndjekësh

1. Flini me këmbë të mbështetura mbi një jastëk (lartësi 10 cm). Por kini kujdes: jastëkun vendoseni poshtë dyshekut.

2. Regjistrohu në palestër dhe ndiqe rregullisht 2 ose 3 herë në javë.
Mjaftojnë edhe 20 min. gjimnasti¬kë në këto ditë.

3. Ecni…

4. Masazhojini këmbët duke filluar nga kavilja dhe duke u ngjitur pastaj deri te kofshët me një peshqir pak të ashpër.

5. Përfundoni dushin duke i hedhur ujë të ftohtë këmbëve, duke filluar nga fundet e këmbëve dhe duke përfunduar te kofshët.

6. Eliminoni: kafenë, kripën dhe ushqime të kripura.

Evitoni

1. Mos mbaj veshur rroba shumë të ngushta.
2. Elimino, alkoolin dhe duhanin.
3. Evitoni takat e larta. Taka ideale është 4 cm.
4. Harro banjat e nxehta. Nxehtësia zmadhon të fryrat dhe ngushton enët e gjakut.
5. Mos qëndro këmbë përmbi këmbë, ndërsa je e ulur.

CILI ËSHTË SHKAKU I FILLIMIT TË CELULITEVE?

Në fillim duhet të saktësohet që celulitet shfaqen tek 90% e femrave. Një detaj tjetër është se ato shfaqen edhe tek femrat e reja, sepse njeri nga shkaqet është edhe ndryshimi që pëson trupi gjatë pubertetit.

PËRSE SHFAQET MË SHUMË TEK FEMRAT?

Sepse femrat në të kundërtën e meshkujve, kanë një përqindje më të lartë dhjami në disa zona të trupit. Dhe gjithë kjo vlen si për numrin e celuliteve, gjithashtu dhe për volumin e celuliteve, sepse femra është strukturuar në mënyrë të tillë.

SI SHFAQET

Shkaku i parë është ngadalësimi i qarkullimit. Kjo do të thotë që në vend që të transportohen një sasi substancash ushqimore, këto të fundit akumulojnë sasi dhjamërash. Këto provokojnë fryrje të lëkurës (edemi). Këto shkaktojnë ngadalësimin e qarkullimin e gjakut.

Celulitet që mund të jenë shfaqur nuk mund të fryhen apo shfryhen përsëri. Ato fillojnë dhe formojnë grupe të vogla.

Ato të fryra që ne mund të dallojmë, janë stadi më i avancuar i celuliteve. Në këtë mënyrë ngushtohet hapësira ndërmjet celuliteve dhe ngadalësohet fluksi i qarkullimit të gjakut.

E rëndësishme është që të ndërhyjmë shpejt.

Është themelore që të mund të ndërhyjmë në fazën fillestare sepse po të presim shumë do të arrijmë në një pikë nga e cila nuk mund të kthehemi më. Grupet e vogla të formuara bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe lëkura bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe atëherë do jetë shumë e vështirë për një ndërhyrje.

NJË KONTROLL I VOGËL, TË CILIN MUND TA BËSH EDHE VETË

Mund të kontrollosh vetë lëkurën, duke prekur me dorë se mos ndesh ndonjë të fryrë. Një tjetër shenjë është lodhja që mund të ndjesh tek këmbët ose te kofshët. Sapo të dallosh këto shenja, ndërhyj menjëherë.

DO KENI KUJDES GJITHMONË DUKE:

* eliminuar ose pakësuar konsumimin e kafes dhe alkoolit.
* mos pini duhan
* evitoni kripën
• hani sa më shumë zarzavate dhe fruta të freskëta
• pini shumë ujë, por jo afër vakteve të ushqimit
• bëni shumë lëvizje

Nuk është e thënë që duhet të kaloni orë të tëra në palestër, mjaftojnë edhe shëtitje në këmbë. P.sh n.q.s kalon shumë kohë në zyrë, bëni disa hapa shëtitje gjatë kohës së drekës, mos merrni autobusin për të shkuar në shtëpi. /Telegrafi/