Mesfushori i West Ham, Lucas Paqueta është duke u hetuar nga FA për shkelje të mundshme të basteve, duke stopuar transferimin e tij te Manchester City, që ishin të gatshëm të ofron deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.
Interesi i kampionëve të Ligës Premier për lojtarin u rrit pas një dëmtimi të Kevin De Bruyne kundër Burnley dhe mungesa pritet të jetë e gjatë.
Megjithatë, të premten doli se bisedimet për transferimin e tij kanë dështuar për shkak të çështjeve ‘konfidenciale’. Më vonë u raportua se braziliani është subjekt i një hetimi të FA lidhur me akuzat për baste në futboll.
Sipas gazetës braziliane Globo, hetimi përqendrohet rreth një basti të vënë në ndëshkimin e 25-vjeçarit në barazimin 1-1 të Ëest Ham me Aston Villan më 12 mars.
Paqueta mori një karton të verdhë në minutën e 70-të pasi ndërhyri në John McGinn.
Sipas mediave braziliane, shumë llogari u hapën në Brazil nga njerëz të besuar duke vënë baste në kartonin e verdhë të Paquetas dhe sulmuesit të Real Betis, Luiz Henrique, gjë që ndodhi.
https://twitter.com/Niverna_/status/1692778607997768064
“Analiza fillestare tregoi se atë ditë u krijuan disa llogari të reja në Betway, me bast vënësit që depozitonin shumën maksimale të lejuar”.
“Këto llogari vënë bast për të rritur fitimet vetëm në dy mundësi të bashkangjitura: ata do të merrnin paratë vetëm nëse Paqueta do të merrte karton të verdhë kundër Aston Villas dhe nëse sulmuesi Luiz Henrique i Real Betis, do të merrte një karton kundër Villarrealit, në të njëjtën ditë, më 12 mars”, shkruajnë media braziliane.
Villarreal-Real Betis gjithashtu përfundoi në barazim 1-1, me Luis Henrique që hyri në lojë në pjesën e dytë dhe mori një karton të verdhë.
Daily Mail ka raportuar se hetimi për Paquetan përqendrohet në bastet që janë vendosur në Brazil.
Lojtari ka mohuar se ka qenë pjesë e kësaj skeme ku janë fituar shumë para. /Telegrafi/