Kur të mendoni mbi ardhmërinë tuaj, sigurisht edhe për ardhmërinë e familjes suaj, e para që na bie ndërmend është shtëpia e ngrohtë sipas dëshirës suaj. Por, nuk është gjithmonë aq thjesht për të poseduar shtëpinë personale, por edhe nëse e sjellim vendimin, pyetja që shpesh na mundon është „prej nga të fillojmë?“ – zgjedhje të shtëpisë apo banesës, burimin e mjeteve, cili është hapi i parë për të marrë kredi banimi etj.
Në fakt, shumica pyesin se cila është procedura dhe cilat procedura administrative duhet kaluar para se përfundimisht ta merrni çelësin tuaj. Por, nga ana tjetër, nuk është edhe aq e komplikuar, kurse ne vendosëm që t’ua lehtësojmë procedurën dhe në imtësi t’ua sqarojmë të gjitha hapat që duhet kaluar para se të zhvendoseni në shtëpinë tuaj.
1.Zgjedhje ndërmjet shtëpisë ose banesës
Kur tashmë keni marrë vendimin, është mirë që të zgjidhni pikërisht atë që më së shumti ju përshtatet dhe ju pëlqen, të mësoni çmimin por edhe të zgjidhni kompani të sigurtë ndërtimi nëse bëhet fjalë për ndërtim të ri. Pasiqë ta bëni zgjedhjen përfundimtare, vijon definimi i mënyrës se si do ta financoni shtëpinë.
Nëse për këtë qëllim, buxhetit tuaj personal i nevojiten fonde plotësuese, atëherë kreditë e banimit janë zgjidhja më e mirë.
2.Kontakti me bankën dhe informimi
Hapi i rradhës është ti drejtoheni bankës përmes e-mailit ose drejtpërdrejt në degën më të afërt të bankës për ti marrë të gjitha informacionet e nevojshme mbi kushtet e kredisë së banimit, siç janë norma e interesit, afati, përllogaritjet që do i përshtaten buxhetit tuaj familjar, procedura për miratimin e kredisë dhe shpenzimet shtesë që dalin nga kjo procedurë (siç janë shpenzimet noteriale, kontrolli në Byronë kreditore të Maqedonisë etj.).
Më së shpeshti si shpenzim shtesë paraqiten edhe kompenzimet për shqyrtimin e kërkesës për kredi dhe vlerësimin e pronës, por ky nuk është rast, për shembull, me kredinë promocionale të banimit nga Halkbank. Është me rëndësi të dini se për të marrë kredi banimi është i domosdoshëm edhe sigurimi i patundshmërisë, por në kredinë e lartpërmendur të Halkbank përfitoni një vit sigurim falas të pronës nëse parashtroni aplikacion deri në fund të qershorit.
Sado që t’ju duket e komplikuar – mos u brengosni. Nëpër këto hapa në tërësi do ju udhëheq nëspunësi përgjegjës për kreditimin e popullsisë, i cili do ta bëjë edhe përllogaritjen fillestare mbi shumën e këstit dhe afatin e shlyerjes në përputhje me të ardhurat tuaja mujore dhe pjesëmarrjes suaj në kredi. Nëse pajtoheni me kushtet, do të merrni aplikacion të cilin duhet ta vërtetoni te punëdhënësi juaj si dhe listën e dokumentacionit të nevojshëm që duhet ta siguroni.
3.Dokumentacioni – Aplikacioni për kredi banimi
Kur jemi te dokumentacioni, përveç aplikacionit të vërtetuar dhe pajtueshmërisë mbi informacionet e parakontraktuara, për ti prezantuar në bankë duhet të siguroni edhe: parakontratën me shitësin e pronës, ekstraktin nga llogaria juaj transakcionale për 3 muajtë e fundit, fletëposedimin në të cilin do të inkorporohet pengu.
Kur të keni mbledhur të gjitha dokumentet, është koha ti parashtroni te nëpunësi juaj në degën amë të bankës.
4.Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit tuaj
Në këtë hap ju nuk bëni asgjë, por banka me pajtueshmërinë tuaj kryen kontrollin në Regjistrin kreditor mbi historikun e ekspozimeve tuaja kreditore dhe shlyerjen e tyre, me qëllim që të miratohet kredia. Njëkohësisht, banka kryen edhe vlerësimin e pronës përmes vlerësuesit të autorizuar.
5.Miratimi i kredisë
Në këtë hap, nëpunësi e prezanton kërkesën tuaj para këshillit kreditor të bankës, pas së cilës shqyrtohet lënda dhe vijon miratimi ose refuzimi i kredisë. Por, mos u brengosni. Nëse dokumentacioni dhe historiku juaj janë në rregull dhe nëse anuitetet e ardhshme nuk e rrezikojnë funksionimin tuaj të përditshëm në të ardhmen, kredia pa dyshim do të miratohet dhe pastaj vijon përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm nga ana e bankës, e cila përgatit kontratë për kredi, kambial dhe deklaratë kambiali, debitim direkt, deklaratë për patundshmëri dhe deklaratë për pagesë. Pastaj vijon njoftimi mbi miratimin e kredisë dhe ftesa për takim me qëllim të nënshkrimit në bankë.
6.Nënshkrimi
Në ditën e nënshkrimit, bashkë me nëpunësin shkoni edhe tek noteri i autorizuar ku do të nënshkruhet akti noterial, pastaj në degën e bankës vijon nënshkrimi përfundimtar i të gjitha dokumenteve nga lënda juaj.
7.Arkëtimi/Dhënia e kredisë
Arritëm edhe deri te arkëtimi/dhënia. Pasiqë banka do ta konfirmojë regjistrimin e hipotekës në Kadastër dhe pagesën tuaj nga pjesëmarrja, në përputhje me parakontratën me shitësin, kryhet arkëtimi i kredisë. Dhe kaq!
Përndryshe, pjesëmarrja e juaj personale që ju duhet për të marrë kredi banimi nga Halkbank është të paktën 15 % nga çmimi i përgjithshëm i shtëpisë suaj.
Sigurisht, është e dobishme të dini se afati optimal për realizimin e të gjitha këtyre hapave, respektivisht për arkëtimin e kredisë nga momenti i parashtrimit të kërkesës suaj është një vetëm javë!
8.Urime!
Në këtë hap, domosdo duhet të festoni! Të festoni për ju dhe për familjen tuaj, të festoni për shtëpinë tuaj të re dhe rehatinë që ju sjell kjo shtëpi! Tash është koha për ato „mundimet e ëmbla “ në lidhje me rregullimin dhe dekorimin e shtëpisë dhe zhvendosjes në të. Dhe, nuk ka asgjë më të bukur si ndjenja kur je në shtëpi!
Në fund, gjithësesi, duhet të jeni të vetëdijshëm edhe për përgjegjësinë që keni marrë për pagesën e kësteve.
Norma e interesit për 3 vitet e para është fikse dhe është të paktën 3 %, kurse për 2 vitet e rradhës përsëri është fikse dhe është 4,40 %.
Vendimi mbi shumën e kredisë absolutisht është i juaji dhe është caktuar nga zgjedhja që keni bërë për shtëpinë apo banesën, kurse nga shuma e kredisë, gjithësesi, varet edhe kësti mujor për pagesë. Nëse keni nevojë për përllogaritje fillestare të këstit, atë mund ta bëni edhe vetë duke përdorur këtë kalkulator.
Është mrekullueshëm të jesh në shtëpi, dhe: Me fat!