Është mjaft e pëlqyer për muzikën që sjellë, për të cilën punon me vite të tëra.
Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Manjola Nallbani, e cila ka mbi 30 vite karrierë dhe ka të realizuara projekte të shumta.
Krahas muzikës, ajo po vazhdon të qëndrojë në top-formë pavarësisht moshës, pasi tashmë është 52-vjeçe.
Këtë e dëshmojnë më së miri imazhet atraktive që ajo publikon herë pas here në rrjetet sociale për fansat e saj.
Një të tillë, e ka ndarë edhe së fundmi në rrjetin social, Instagram, kur shfaq linjat trupore në bikini.
Manjola përndryshe është një nga të paktat artiste shqiptare që i ka rezistuar kohës me stilin muzikor që posedon tash e shumë vite. /Telegrafi/