Fikusi benjamin është një pemë e rrallë që ka tolerancë të mirë ndaj kushteve të kufizuara të ndriçimit në ambiente të mbyllura
Benjamini kultivohet më shpesh si një bimë dhome në shtëpi dhe zyra për shkak të gjetheve të saj shumë të bukura dhe elegante.
Benjamini është një nga bimët më të mira për përmirësimin e cilësisë së ajrit në ambiente të mbyllura. Ka një nga nivelet më të larta të largimit të toksinës nga ajri, transmeton Telegrafi.
Të gjitha llojet e fikusit, në veçanti ato me gjethe të mëdha kërkojnë kohë për t’u adaptuar në kushtet e dhomës, andaj nuk duhet zhvendosur e as lëvizur. Kërkojnë hapsirë me dritë dhe atë nga të gjitha anët.
Kujdesi për fikusin benjamin
Duhet të vaditet rregullisht gjatë vegjetacionit, por gjithashtu edhe nuk ta lëmë të thahet nga vjeshta deri në fund të dimrit.
Pas ditëve të ftohta të pranverës, ju mund ta çoni benjaminin në kopsht ose tarracë ku mund të kalojë verën dhe pastaj ta ktheni kur koha të ftohet përsëri.
Fikusi benjamin dhe drita
Është më mirë ta vendosni benjaminin në mënyrë indirekte ndaj rrezeve të diellit.
Kësaj bime nuk i pëlqen ta lëvizni
Është e rëndësishme të gjesh një vend të mirë, të ndritshëm dhe ta mbash atje.
Fikusi benjamin dhe dheu
Benjamini nuk kërkon dhé me një përmbajtje veçanërisht të lartë të lëndëve ushqyese ose lëndëve organike.
Benjamini dhe ujitja
Gjatë verës u duhet mjaft ujë që ka qëndruar një kohë dhe kërkojnë ajër të lagësht, andaj duhet spërkatur, por, jo të teprohet, meqë gjethet mund të marrin njolla të zeza dhe të bien.
/Telegrafi/