Elon Musk, cilësohet si një “teoricient konspirativ i ekstremit të djathtë” dhe është kritikuar nga aktivistët vizualë të grupit “Led By Donkeys” për përhapje të dezinformatave gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Aktivistët kanë projektuar një video në murin e selisë evropiane të Teslës në Amsterdam, me titullin “Si Musk e shkatërroi Twitter-in dhe ndihmoi në zgjedhjen e Trump”.
Në video, grupi e akuzon pronarin e SpaceX se e keqpërdori pasurinë e madhe për ta ndihmuar një person të dënuar që të fitojë zgjedhjet, shkruan skynews.
How Musk broke Twitter and helped elect Trump
(Location: Tesla European HQ, Amsterdam) pic.twitter.com/eJG3Q8jCSW— Led By Donkeys (@ByDonkeys) November 9, 2024
Videoja paraqet një kronologji të rasteve të vitit 2024, ku miliarderi ka shpërndarë dezinformata dhe teori konspirative në platformën X dhe si ka përdorur pronësinë mbi platformën për të promovuar mesazhet e tij.
“Musk ka postuar më shumë se 3000 herë në X gjatë muajit të fundit, përfshirë dhjetëra pretendime të pabazuara rreth zgjedhjeve që janë parë qindra miliona herë”, thuhet në video.
“Përveç Donald Trumpit, Musk tani është përhapësi më i madh i dezinformatave rreth zgjedhjeve”, thotë grupi.
Ndryshe, republikani Trump fitojë zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së martë kundër demokrates, Kamala Harris. /Telegrafi/