Telegrafi

Si i kishte thënë Ronaldinho ‘PO’ Manchester Unitedit, por në sekondat e fundit kishte kaluar te Barcelona

Ronaldinho ishte jashtëzakonisht afër nënshkrimit për Manchester United – por përfundimisht i shpërfilli ata në favor të Barcelonës.

Braziliani konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të dy dekadave të fundit pas një karriere mahnitëse në futboll.

Dhe ai pranoi në vitin 2018 se ishte gati për t’u bërë një lojtar i Unitedit teksa i afrohej kulmit të karrierës së tij, vetëm për t’u tërhequr në minutën e fundit kur Barça e telefonoi.

Ronaldinho ishte bërë një nga shënjestrat më të nxehta në futbollin botëror në atë kohë duke e dëshmuar veten në Evropë me Paris Saint-Germain.

Dhe Sir Alex Ferguson dukej se kishte fituar garën për shërbimet e tij në vitin 2003, kur një tarifë dhe kushte personale ishin rënë dakord për ta çuar anësorin në Old Trafford.

Por, kjo lëvizje u analua në minutën e fundit kur zgjedhjet në Barcelonë panë që Sandro Rosell të bëhej president i klubit.

Duke folur për FourFourTwo  tre vjet më parë, Ronaldinho tha: “Pothuajse ndodhi me United”.

“Ishte një çështje 48 orësh, por Sandro Rosell më kishte thënë shumë përpara se të merrja ofertën: ‘Nëse bëhem president i Barçës, do të vish?’. Unë thashë po”.

“Ishte vetëm çështje detajesh me United kur Rosell telefonoi për të thënë se do të fitonte zgjedhjet atje. Dhe i kisha premtuar atij se do të luaja për Barçën… Ishte një negociatë e shpejtë”.

“I thashë anglezëve se kisha zgjedhur Barçën, ishte zgjedhja e duhur. Brazilianët e kanë dashur gjithmonë Barçën. Ne kemi një histori atje. Jashtë fushës është si askund tjetër në Evropë, kështu që ne jemi gjithmonë të lumtur duke luajtur atje”, kishte thënë në atë kohë legjenda braziliane.

Ndryshimi i vonshëm i zemrës së Ronaldinhos nënkuptonte se Ferguson sapo humbi mundësinë për të nënshkruar me atë që mund të kishte qenë një nga forcat sulmuese më shkatërruese në Evropë. /Telegrafi/