Site icon Telegrafi

Si kanë ndryshuar Hashim Thaçi e Kadri Veseli, sipas Hajredin Kuçit (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka komentuar në “Personale” të TV Dukagjinit ndryshimin në kohë të të dy liderëve të PDK-së, ish kryetarit Hashim Thaçi dhe kryetarit aktual Kadri Veseli.

Ai ka thënë se presidenti aktual ka qenë prijës i ndryshimeve në këtë vend.

“Thaçi e ka pranuar ndryshimin nga vetvetja dhe nuk ka kërkuar ndryshime vetëm nga të tjerët. Ai ka bërë ndryshime edhe ne pamjen e tij edhe ne fjalorin e tij në veprimet dhe në qëndrimet e tij, të cilat kanë kontribuar pozitivisht duke i prire PDK-së dhe krejt Kosovës”, ka thënë Kuçi, derisa i janë shfaqur dy foto të Thaçit ne periudha të ndryshme.

Edhe dy foto mbi ndryshimin e Kadri Veselit i janë shfaqur Hajredin Kuçit, por ai nuk ka komentuar shumë ndryshimin e kreut aktual të PDK-së. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=40y2BfATtFo

Exit mobile version