Telegrafi

Si ka ndikuar ardhja e Cristiano Ronaldos në shikueshmërinë e Serie A: Cilave klubeve iu rrit numri i tifozëve, e cilave jo

Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin verën e kaluar dhe ai jo vetëm që i ndryshoi gjërat në Juventus, por edhe me tifozët e klubeve tjera, duke e rritur dukshëm numrin në stadiume. 

Juve ka mbizotëruar në Itali për gati një dekadë, por ata nënshkruan me Ronaldon verën e kaluar për t’i ndihmuar në Evropë.

Edhe një herë Zonja e Vjetër e fitoi Serien A, për të tetë vit radhazi, por në Evropë dëshroi edhe një herë.

Lexo po ashtu Dita e parë në Serie A: Golat e parë të shënuar në kampionat në 10 sezonet e fundit

Në disa stadiume kishte dukshëm rritje të tifozëve, por në tetë prej tyre jo.

Shkushmëria e klubeve me Juventusin, me dhe pa Ronaldon

Tifozët e shumicës së klubeve duket se përfitojnë nga rasti për ta parë Ronaldon, duke shkuar për ta parë ekipin e tyre vendas që luan kundër Juventusit.

Është interesante se disa nga rivalët më të afërt të Juves kanë qëndruar larg ndeshjeve kundër kampionëve, pavarësisht se në fushë ishte pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Tifozëte Napolit, vendi i tretë Atalanta, vendi i katërt Inter, vendi i pestë AC Milan, vendi i gjashtë Roma dhe vendi i shtatë rivalët lokal të Torinos, kishin pak më pak se sa në ndeshjen e sezonit të kaluar.

Frekuentimi u rrit te Fiorentina që kishte të mbushur një vit më herët 75% të stadiumit, ndërsa me Ronaldon shkoi në 95% . /Telegrafi/