Telegrafi

Si ka mundur kjo veturë të përfundojë në këtë mbikalim?! (Foto)

Në Sheffield të Anglisë, është parë një veturë, që kishte përfunduar në një mbikalim të ngushtë, të dedikuar për këmbësorë.

Policia e ka publikuar fotografinë, në përpjekje të gjejë dëshmitarë që e kanë parë automobilin ngjyrë gri, duke lëvizur shkallëve për të hipur në urë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, tre persona që ndodheshin në makinë janë arrestuar, që nuk dinë si kanë vozitur, sepse kanë qenë shumë të dehur.

Megjithëse ata janë këndellur, nuk po dinë si kanë lëvizur sipër urës që ndodhet në mes të qytetit.

“Nuk po shihni gjëra, në këtë urë këmbësorësh ndodhet një veturë. Tre janë arrestuar dhe hetimet po vazhdojnë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Policia. /Telegrafi/