Në kuadër të përgatitjes psikofizike është e domosdoshme t’i tregohet pacientit rëndësia e dhënies së injeksionit, të informohet që do të ndiejë dhembje me rastin e injektimit të ilaçit dhe ta lusin pacientin për bashkëpunim
Gjithashtu duhet të paralajmërohet që në rast të shfaqjes së çfarëdo qoftë ndryshimi menjëherë ta informojë infermieren.
Vendet më të shpeshta për dhënie të injeksioneve nën lëkurë janë anët e jashtme të parallërës (humerusit), ana e përparme e kofshës, indit shkrifës të abdomenit të poshtëm, pjesa e sipërme e kërdhokullave, pjesa glueteale dhe pjesa e sipërme e shpinës.
Injektimi i ilaçit në mënyrë nënlëkurore është i ndaluar në pjesët e dëmtuara lëkurës, në lytha, vragë.
Të vendoset pacienti në pozitë të rehatshme, adekuate, të lirohen nga rrobat zonat e injektimit.
Të lahen duart, të vihen dorezat për një përdorim, transmeton Telegrafi.
Në karroca lëvizëse është e nevojshme të përgatiten: ilaçi i ordinuar, injektueset për një përdorim të cilat duhet të jenë në paketim origjinal, të verifikohet a është paketimi origjinal dhe i padëmtuar në të cilin janë vendosur injektuesi, gjilpërat, tupferet e pambukut, mjetet për dezinfektim të lëkurës, terapia urgjente, dorezat.
Infermierja/infermieri:
▪ E informon mjekun në rast të shfaqjes së ndonjë komplikimi;
▪ Përcakton identitetin e pacientit;
▪ Bën përgatitje psikofizike të pacientit;
▪ Verifikon kërkesat e mjekut;
▪ Lan duart, vë dorezat;
▪ Përgatit ilaçin e ordinuar;
▪ Vendos pacientin në pozitën adekuate;
▪ E liron nga rrobat dhe ia dezinfekton zonën në të cilën bëhet injektimi;
▪ Plason gjilpërën ngadalë nën lëkurë,aspiron përmbajtjen;
▪ Nëse nuk ka gjak, aplikon lehtë ilaçin;
▪ Pas injektimit të ilaçit, gjilpërën butësisht e nxjerr, vendin e aplikimit e mbulon me tupferë pambuku;
▪ I bën masazh të butë vendit të aplikimit;
▪ Vëzhgon reagimin e pacientit;
▪ Largon materialin e përdorur;
▪ Largon tupferin dhe verifikon vendin e injektimit;
▪ Vëzhgon pacientin rreth 30 minuta për shkak të reaksionit më vonë të mundshëm alergjik;
▪ Nëse shfaqet hematoma, i vë kompresa të njoma;
▪ Pas përfundimit të procedurës patjetër i lan duart;
▪ Përshkruan realizimin e aktivitetit të bërë.
Me injeksionin nën lëkurë –jepen ilaçet në shtresën yndyrore midis lëkurës dhe muskujve. Ai tip i dhënies mund të bëhet pavarësisht nga pacienti, infermieri apo mjeku.
Disa ilaçe mund të aplikohen në atë mënyrë, sepse efekti i tyre është i vogël.
Gjilpëra nënlëkurore është shumë e hollë dhe e shkurtër, prandaj dhembja, zakonisht është minimale. Dhembja mund të shfaqet më vonë, pas injeksionit.
Drejtohuni mjekut tuaj në këto raste:
• Anët e injektuara rrjedhin gjak;
• Pas injektimit ka dhembje të madhe;
• Injektimin e keni bërë në zonë të gabuar;
• Sukrep rreth vendit të injektimit;
• Zhvillon ethet apo shenja të reagimit alergjik.
/Telegrafi/