Pas një pjesë të parë pa gola mes Las Palamas dhe Real Madridit, ish gjyqtari Alfonso Pérez Burrull, është ndalur te momentet kontestuese të ndeshjes.
Në minutën e 5-të, gjyqtari Cesar Soto Grado i ka dhënë një karton të verdhë Rodrygos pas një goditje me shuplakë ndaj portierit vendas Alvaro Valles.
“Lojtari i Real Madridit (Rodrygo) gaboi kur nxori dorën me qëllim që të godiste portierin e UD Las Palmas. Një gjest që në mënyrë perfekte mund të ndëshkohet me karton të kuq”, ka thënë ish gjyqtari Perez Burrull në programin ‘Marcador’ në Radio MARCA.
Rodrygo just slapped a player for no reason and only got a yellow card
The average decision in the Madrid League pic.twitter.com/qgVgIWczcv
— Brian (@Bri_an2) January 27, 2024
Real Madridi në pjesën e parë ishte pak me raste, ku Vinicius kishte një rast të mirë për të shënuar.
Me të filluar pjesa e dytë, Las Palmas, arriti të shënojë me Sandro Ramires.
Gjatë javës ka pasur debate të mëdha për gjykimin në Spanjë, sidomos për ndeshjen mes Real Madridit dhe Almerias, ku mbretëri fituan 3-2, e ku gjatë ndeshjes kishte raste të kontestueshme. /Telegrafi/