Telegrafi

Si iu mohua Real Madridit fitorja për një sekondë – Bellingham u ndëshkua me karton të kuq për protesta

Gjyqtari Gil Manzano kishte dhënë shtatë minuta shtesë, në përballajen mes Valencias dhe Real Madridit që u mbyll 2-2, por me shumë protesta nga mbretërit në fund.

Zhvillohej minuta e 99-të, kur Brahim Diaz harkoi në zonë, duke gjetur Jude Bellinghamin që shënoi gol.

Por sa ishte shkëputur topi nga këmba e Diaz, gjyqtari Manzano fishkëlloi përmbylljen e ndeshjes, gjë që shkaktoi shumë protesta.

Jude Bellingham mori karton të kuq pas ankesave të shumta drejt Manzanos me anglezin që ishte qartësisht i tërbuar për vendimin e tij, duke mos ia numëruar golin.

Realisht Gil Manzano zgjodhi kohën më të keqe të mundshme për t’i dhënë fund ndeshjes.

Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 dhe Bellingham do të humbasë ndeshjen e radhës në La Liga kundër Celta Vigos, ndoshta edhe më shumë. /Telegrafi/