Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Shqipërisë dhe Samsunspor, Arbnor Muja.
Reprezentuesi i kuqezinjve ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë.
“Në fund të vitit të parë kam shkuar në Gjermani dhe dëshiroja të provoja diçka tjetër, gjithmonë kam dashur të shkoj jashtë”, ka deklaruar fillimisht Muja në “Arena e Yjeve”.
“Më erdhi mundësia që të shkoja në prova te Eintracht Braunschweig”.
“Isha i ri, më duket i kam pasur 18 vite, i kalova provat dhe ata më pranuan”, vazhdon rrëfimin e tij lojtari shqiptar.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Muja i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/